Ursula von der Leyen është gjedhur shefe e Komisionit Europian, kurse në vend të saj me ministrinë e mbrojtjes çuditërisht do udhëheq kryetarja e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer. Shefe e tyre është kancelarja Angela Merkel që udhëheq shtetin më të fuqishëm në BE, Gjermaninë.
Lëvizja e shefes së CDU, AKK, për të udhëhequr me ministrinë e mbrojtjes shihet si shansa e fundit e saj dhe një manovër e rrezikshme për fatin e saj, shkruan SPIEGEL, përcjell foldrejt.com.
Deri para një jave favorit si ministër i mbrojtjes vlente Jens Spahn, ku “BILD” shkruante se si ministër i shëndetësisë Spahn po udhëton përherë të fundit në Kosovë për të thithur mjekët e shtetit me përqindjen më të madhe të të rinjve. Megjithatë, AKK paska menduar ndryshe për fatin e qeverisë gjermane dhe të sajin njëherësh.
Kjo mund të jetë ndikuar edhe nga të majtët e SPD, të cilët ishin zemëruar mjaft me CDU që në krye të BE është vendosur anëtarja e tyre Ursula von der Leyen.
Tashmë Europa dhe Gjermania udhëhiqen nga tre gra të fuqishme, që janë vërtet pro-europiane dhe në çështjen shqiptare kundërshtojnë ndarjen e Kosovës – hë për hë./Foldrejt.com