X e Elon Musk, dikur Twitter, luajti një rol të rëndësishëm në përhapjen e propagandës ruse, pasi lejoi që dezinformatat për Ukrainën të arrinin më shumë njerëz sesa para fillimit të luftës, sipas një studimi të publikuar nga Komisioni Evropian.
Siç shkruan Demostat, studimi thekson gjithashtu se dezinformimi rus vazhdoi të përhapet, pavarësisht se kompanitë më të mëdha të mediave sociale u zotuan vullnetarisht të marrin masa kundër propagandës ruse, përcjell Fol Drejt.
Nëse Akti i Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Evropian do të kishte qenë në fuqi vitin e kaluar, të gjitha kompanitë do ta kishin shkelur atë, pasi lejuan përhapjen e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes pa kufizime, përfundoi studimi njëvjeçar./FolDrejt/