fbpx
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Xavi 50 ndeshje me Barcelonën, e thyen një rekord: Që 21 vjet Barcelona s’ka pasur bilanc më të keq

Lexoni edhe..

Barcelona ka pësuar humbje në El Clasicon e parë të këtij sezoni pasi u mposht në Santiago Bernabeu nga Real Madrid 3-1.

Për trajnerin katalunas, kjo ishte ndeshja e 50-të në krye të Barcelonës dhe nuk shkoi mirë apo ashtu siç e ka planifikuar.

Humbja nga Real Madridi ishte e 11-ta për Xavin si trajner i Barcelonës dhe statistikat e tij nuk janë aspak të mira pas 50 ndeshjeve zyrtare.

Përqindja e fitoreve që Xavi ka siguruar si trajner i Barcelonës nuk është aspak e kënaqshme sipas Mundo Deportivos.

Xavi ka marrë 28 fitore si trajner i Barcelonës apo 56 përqind të ndeshjeve të fituara, që po konsiderohet shumë e ulët.

Kjo është përqindja më e ulët e fitoreve që nga viti 2001, madje edhe Ronald Koeman kishte arritur më shumë, me teknikun holandez që në 50 sfidat e para kishte fituar 33 prej tyre apo 66 për qind.

Barcelona nën urdhrat e Koeman shënoi 117 gola në krahasim me këtë të sotmen që nën drejtimin e Xavit në 50 ndeshje ka shënuar 94 sosh, ndërsa nën drejtimin e Xavit ka pësuar 51 gola në krahasim me atë të Koeman që pësoi 53.

Përpos fitoreve, Xavi në krye të Barcelonës ka marrë edhe 11 barazime dhe ka pësuar po aq disfata.

Gjithnjë sipas Mundo Deportivos, në javët e ardhshme presioni mbi Xavin do të rritet duke marrë parasysh ecurinë në Ligën e Kampionëve ku Barcelona është shumë afër eliminimit nga grupet.

Me një vlerësim prej 56 për qind, Xavi ka normën më të ulët të fitoreve që nga viti 2001, nga të gjithë trajnerët që kanë trajnuar për të paktën 50 ndeshje ekipin katalunas.

Të ngjajshme