Sipas Fabrizio Romanos, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se Barcelona është e hapur për rikthimin e Lionel Messit në Nou Camp, raporton Fol Drejt.
“Xavi për Leo Messin: “Messi e di që Barcelona është shtëpia e tij dhe dyert janë të hapura, këtë e kam thënë shumë herë”.”, ka shkruar Romano në Facebook.
“Ai është miku im – ne jemi në kontakt të përhershëm, një rikthim i mundshëm do të varet vetëm nga ai. Leo është lojtari më i mirë në histori, ai gjithmonë do të përshtatej”, citohet të ketë thënë Xavi. /FolDrejt/