Pavarësisht nënshkrimit të një kontrate të re afatgjatë deri në vitin 2027 me klubin e tij bask, Martin Zubimendi mbetet zgjidhja e parë e Xavi Hernandez për të zëvendësuar Sergio Busquets, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Kontrata e Zubimendit përfshin një klauzolë lirimi prej 90 milionë eurosh, megjithatë, sipas Sport, Barcelona është ende e vendosur ta sjellë atë në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.
Me Jorginhon që kërkon një marrëveshje të re me Chelsean, Barcelona po shikon opsionet alternative të mesfushës dhe Xavi mendon se profili i mesfushorit të Real Sociedad përputhet fort me rolin e Busquets. Megjithatë, klauzola astronomike e blerjes së 23-vjeçarit mund të jetë një pikë pengese duke pasur parasysh problemet e vazhdueshme financiare të Barçës. /FolDrejt/