Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez tha sot se Reali është një kundërshtar i mirë dhe cilësor, por shtoi se dëshiron të fitojë kundër klubit madrilen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, raportojnë mediat spanjolle.
Barcelona e fitoi ndeshjen e parë në Madrid me 1:0, ndërsa ndeshja e kthimit është caktuar për nesër në orën 21:00 në Nou Camp.
Barcelona dhe Reali kanë luajtur katër ndeshje këtë sezon, dhe klubi katalanas ka fituar tre dhe ka humbur një prej tyre, transmeton Fol Drejt.