Trajneri blaugranas, Xavi Hernandez e ka cilësuar takimin me Osasunën si njërën nga sfidat më të mira që kanë zhvilluar prej se ka ardhur në krye të klubit katalunas.
“Sot luajtëm një nga ndeshjet më të mira që kur kam qenë këtu si trajner. Kjo na jep moral dhe besim. Vetëm Sevilla kishte humbur pikë në këtë javë. Ekipet që po luftojnë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve na kishin vënë nën presion, ndaj ishte shumë e rëndësishme të fitonim”, tha ai.
Tutje Xavi u pyet edhe për titullin e kampionit në La Liga, duke thënë se do të jetë shumë e vështirë.
“Të fitosh titullin e kampionit është shumë e vështirë, njësoj e vështirë do të mbetej edhe nëse fitojmë ndeshjen e radhës në Santiago Bernabeu. Reali duhet të humbasë tri ose katër ndeshje, ndërkohë që ka humbur vetëm dy deri në këtë fazë të kampionatit”, u shpreh Xavi.
Ndërsa në fund trajneri i Barcelonës foli edhe për sulmuesin gabonez Pierre Emerick Aubameyang, i cili iu bashkua Barcelonës në janar. “Ai është si një dhuratë nga qielli për ne. Është shumë i rëndësishëm dhe po bën mjaftë mirë”, përfundoi ai./FolDrejt/