Trajneri i futbollit të Barcelonës, Xavi Hernandez, tha një ditë më parë “El Clasico” se skuadra e tij do të përpiqet të kontrollojë ndeshjen dhe se nuk sheh problem në fitoren me rezultat minimal.
Lojtarët e Barcelonës do të luajnë kundër Real Madridit në kuadër të xhiros së 26-të të Primera Ligas nesër në orën 21:00 në fushën e tyre vendase, përcjell Fol Drejt.
Reali do të përpiqet të dominojë, kështu u sollën në ndeshjen e mëparshme të kupës. Ne nuk u përgatitëm ashtu për atë duel, thjesht ndodhi. Përndryshe, ne jemi një ekip që dëshirojmë posedim dhe të krijojmë shanse përmes topit në këmbët tona, të jenë të rrezikshëm.Më pëlqen më shumë të fitojmë 4:0 apo edhe 5:4, por cili është problemi nëse festojmë 1:0.
E dini se kështu fituam titullin e parë të kampionit të Europës, me golin e Ronald Koeman në kohën shtesë të ndeshjes me Sampdorian, edhe pse asgjë nuk ndodhi më parë”, tha Xavi./FolDrejt/