Barcelona edhe pse me probleme të mëdha financiara ka arritur të bëjë disa transferime të bujshme gjatë kësaj merkatojë verore duke i lënë të gjithë me gojë hapur.
Tekniku Xavi Hernandez duket se i ka të qarta planet, jo vetëm për këtë mërkato, por edhe për atë të ardhshme.
Trajneri i katalanasve i ka kërkuar presidentit Laporto transferimin e Messit në merkaton e vitin 2023.
Messi përfundon kontratën me parisienët në vitin 2023 dhe momentalisht nuk është bërë asnjë negociatë për rinovim duke u shprehur se vendimin për të ardhmen do ta marri pas botërorit Katar 2022./abcnews.al