Sipas gazetës spanjolle AS, trajneri i Barcelonës tashmë ka kontaktuar İlkay Gündoğan në lidhje me një lëvizje gjatë verës, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Kontrata e Gündoğan me Manchester Cityn skadon në fund të sezonit dhe është konfirmuar se do të largohet nga Anglia si lojtar i lirë.
Raporti nga AS përmend se kontakti i parë ka qenë pozitiv pasi mesfushori gjerman do të ishte i gatshëm t’i bashkohej katalanasve, edhe nëse do t’i duhej të bënte një ulje page. Atij do t’i ofrohet një kontratë trevjeçare nëse gjithçka bie në vend. /FolDrejt/