Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka pranuar sot se nuk është e lehtë të drejtosh klubin katalanas, pasi shpesh është cak i kritikave nga tifozët, raportojnë mediat spanjolle.
43-vjeçari Xavi u rrit në ekipin e të rinjve të Barcelonës dhe luajti për ekipin e parë të klubit katalanas nga viti 1998 deri në vitin 2015. Ai e mori skuadrën për ta drejtuar si trajner në vitin 2021.
“Unë jam vazhdimisht në shënjestër të kritikave dhe dënimeve. Nuk është e lehtë për mua, pasi kam familje dhe fëmijë. Ka raste kur nuk ia vlen të jesh trajner i Barcelonës”, tha Xavi, transmeton Fol Drejt.