Barcelona fitoi derbin ndaj Atletico Madridit 1:0 dhe konsolidoi pozitën e saj në krye të tabelës.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ousmane Dembele në minutën e 21-të. Në minutën e dytë të kohës shtesë, gjyqtari Munuera Montero u tregoi kartonët e kuq Stefan Savić-it dhe Ferran Torres-it.
Xavi zbuloi mendimet e tij pas ndeshjes.
“Kjo fitore nuk është e rëndësishme për ne vetëm për shkak të tri pikëve të fituara, por ka pasur një ndikim të rëndësishëm edhe në moralin tonë. Këto janë tre pika të arta. Nuk luajtëm futbollin më të mirë, por fituam. Ishte e kundërta ndaj Espanyolit, ishim shumë të mirë, por nuk fituam. Jam krenar për ekipin. Kjo është një fitore për vetëbesim dhe moral”, tha Xavi pas ndeshjes në të cilën ai nuk mund të llogariste në sulmuesin e tij të parë Robert Lewandowski.
“Është e rëndësishme të fitojmë pa të, edhe pse sigurisht që na ka munguar, si dhe Jordi Alba. Prandaj jam edhe më i kënaqur me këtë fitore”.
Trajneri i Atletico-s, Diego Simeone nuk mund të ishte i kënaqur me rezultatin.
“20 minutat e para ishim shumë keq, nuk mundëm të dilnim me topin nga pjesa jonë. Pasi pësuam një gol, filluam të luanim. Do të thosha se ata dominuan për 20 minuta dhe ne dominuam për 70 minuta. Ndoshta merituam më shumë nga kjo lojë, por në fund humbëm. Kjo është e vetmja gjë për të parë. Ndihem keq sepse humbëm pikë të rëndësishme kampionati”, tha Simeone./FolDrejt/