TalkSPORT ka zbuluar se menaxheri i Barcelonës, Xavi, ka sugjeruar që mrekullia spanjolle duhet të qëndrojë në Spanjë dhe e ardhmja e tij është te Blaugrana.
Yllit të ri iu ofrua një zgjatje e kontratës me Barçën deri në vitin 2026, por u çregjistrua nga La Liga për shkak të problemeve financiare të klubit që do të thotë se ai do të jetë një agjent i lirë në verë.
Dhe Chelsea ka bërë kontakte me rrethin e të riut për ta bindur atë të transferohet në Angli duke marrë parasysh se ai do të jetë i disponueshëm falas sezonin e ardhshëm.
Xavi tha: “Unë nuk mendoj se Gavi do të ishte i lumtur në një klub tjetër.
“Ai ka gjithçka këtu. Ai është 18 vjeç. Ai është një lojtar kyç i ekipit tonë.
“Për mua, ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Nuk e di se çfarë do të vendosë, por mendoj se e ardhmja e tij është këtu në klub”./FolDrejt/