Trajneri i futbollit të Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë sot se Reali është favorit në gjysmëfinalet e ardhshme të Kupës së Mbretit spanjoll, por shtoi se klubi katalanas do të bëjë më të mirën për ta fituar këtë trofe, raportojnë mediat spanjolle.
Reali do të presë nesër Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.
“Ne e dimë se Reali është një rival jashtëzakonisht i vështirë. Këto dy ndeshje do të jenë krejtësisht të ndryshme në krahasim me La Ligën apo Ligën e Evropës. Ne po shkojmë në Madrid për të fituar dhe për të treguar se kush jemi. Do të bëjmë më të mirën për ta fituar këtë trofe. po ashtu”, tha Xavi në konferencën për shtyp para ndeshjes në Madrid, transmeton Fol Drejt.