Ylli i PSV-së, Xavi Simons, ka sugjeruar se nuk është i interesuar të kthehet në Paris Saint-Germain, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Klubi francez ka mundësinë ta blejë atë nga PSV për 12 milionë euro, por holandezi thotë se është i lumtur në Eindhoven.
“E kuptoj që njerëzit pyesin për klauzolën në kontratën time që thotë se PSG mund të më riblejë, por nga ana tjetër mendoj gjithashtu: “Kam nënshkruar me PSV-në për pesë sezone, deri në 2027, apo jo? Unë kam një mjedis të qëndrueshëm këtu dhe një klub që ka besim tek unë. Dua të fitoj tituj këtu”, tha ai. /FolDrejt/