Në ditët e fundit është folur shumë për shkarkimin e Xavit nga Barcelona, duke dal edhe emra trajnerësh si zëvendësim.
“Nuk mund të ndalem, kjo është situata e skuadrës, por duhet të vazhdojmë hap pas hapi. Jemi tri pikë nga vendi i parë dhe e përsëris se synimi mbetet të fitojmë trofe”.
“Kemi një skuadër që mund të fitojë, vazhdoj me të gjitha shpresat, edhe pse kanë ardhur shumë kritika këtë javë. Kritikat me inkurajojnë. Nëse ju lë të lexoni mesazhet, do të duket sikur më ka vdekur një i afërm”.
“Pa trofe do të ketë pasoja, do të vijë një trajner tjetër. Do ta kuptoja nëse presidenti do të donte të më thoshte diçka, por ai nuk më tha asgjë. Kjo është Barcelona, duhet të fitojë trofe, ky është qëllimi i këtij sezoni”, ka thënë Xavi./FolDrejt/