Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka mbërritur në New York, ShBA.
Ajo do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kkryeministri Edi Rama.
Gjatë qëndrimit në New York, Xhaçka do të mbajë disa takime dypalëshe me homologët nga Japonia, India e Finlanda si dhe do të marrë pjesë në disa evente të nivelit të lartë.
Bëhet fjalë për evente si:
Takimi i Komisionit të Partneritetit Karta e Adriatikut – SHBA
Takimi Ministror i Grupit Feminist për Politikë të Jashtme
Simpoziumi Gratë, Paqja dhe Lidershipi: Arritja e Paqes dhe Sigurisë së Qëndrueshme përmes Lidershipit të Përgjegjshëm ndaj Gjinisë./tvklan