Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin në kryeqytetin gjerman, i cili paraprin samitin e NATO, në fund të muajit qershor në Madrid.
“Të gjithë do të bëjmë gjithçka mundemi t’i japim Rusisë mesazhin e aleancës së bashkuar”, u shpreh ajo, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Për të, NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi. Ministrja shqiptare mbështeti edhe vendimin e Finlandës dhe Suedisë për të filluar praktikat e aderimit në NATO.