Ministrja për Europë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën në veri të Kosovës pas daljes së serbëve nga institucionet e vendit, shkruan Fol Drejt.
Ajo tha se dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv.
Xhaçka shtoi se sy nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar dhe se tani dialogu nevojitet më shumë se kurrë. /FolDrejt/
Postimi i plotë:
Të shqetësuar nga zhvillimet në veri të Kosovës. Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë.
Concerned by developments in North of #Kosova. Quitting #Kosova‘s institutions is an act of escalation at a time when cooperation & constructive dialogue is needed. This is not the moment for quitting & boycotting. This is a moment when dialogue is needed more than ever.
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) November 6, 2022