Ministrja shqiptare për Punë të Jashtme, Olta Xhaçka, ka ngritur lart kontributin heroik të familjes Jashari në 25-vjetorin e rënies heroike të tyre, transmeton Fol Drejt.
“Çerek shekulli më parë, qëndresa dhe rënia heroike e Komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari u kthyen në një simbol të luftës së Kosovës për liri. “, ka shkruar Xhaçka në një postim në Facebook.
“Sot, e kujtojmë me respekt e admirimin më të thellë këtë sakrificë sublime që e ka vendosur Bacën Adem dhe familjen e tij në altarin e dëshmorëve të kombit shqiptar.”, ka shtuar tutje ajo./FolDrejt/