Arsenali ka shënuar fitore ndaj Leeds me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 29-të të Ligës Premier.
Gabirel Jesus i kthyer nga dëmtimi ka filluar të jep sinjalet e para të formës së mirë pasi ka rrezikuar portën e kundërshtarit që në fillim të lojës.
Pas tij Leeds tentoi me Crysencio Summerville, por pa sukses.
Arsenali fitoi penallti në minutën e 34-të e cila u kthye në gol nga Gabriel Jesus për 1-0.
Arsenali me të filluar pjesën e dytë, gjetën golin e dytë, kur Ben White shënoi për 2-0, pas asistimit të Gabriel Martinelli.
Në minutën e 55-të, ishte sërish radha e Gabriel Jesus i cili përfitoi nga asisitmi i Leandro Trossard për të shënuar për 3-0.
Në minutën e 76-të, Leeds shënoi golin e nderit për ta, kur Rasmus Kristensen gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga distanca (3-1).
Ishte Granit Xhaka, i cili ka shënuar për epërsinë 4-1 në minutën e 84-të të ndeshjes pas asistimit të Martin Odegaard.
Arsenali me këtë fitore ka 72 pikë, tetë më shumë se Man City, në luftën e tyre për titull. /Telegrafi/