Disa qindra myslimanë në Indonezi u mblodhën mbrëmë para ambasadës suedeze në Xhakartë, për të protestuar kundër djegies së një kopje të Kuranit në Suedi dhe Holandë.
Me atë rast, demonstruesit dogjën portretet e aktivistit danez anti-islamik Rasmus Paludan, si dhe flamujt e Suedisë, Danimarkës dhe Holandës.
Autoritetet lokale bllokuan rrugët që të çojnë në ambasadë, ku më shumë se 200 policë dhe ushtarë u vendosën rreth ndërtesës së ambasadës, e cila ishte e rrethuar me tela me gjemba, raporton AP, transmeton Fol Drejt.