Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook, të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.
Sipas njoftimit, nga xhamitë e këtij qyteti janë grumbulluar 93,286 euro ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, shkruan Fol Drejt.
“Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në emër të nëpunësve të saj, falënderon xhematin e Prizrenit, që kontribuan në sexhaden e shtruar në të gjitha xhamitë e Prizrenit më 10.02.2023, për ndihmë të prekurve nga tërmetet që goditën disa zona në Turqi dhe Siri”, njofton Bashkësia Islame në Prizren.
“Shuma totale e mbledhur është 93.286.20€ (nëntëdhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e 20/100)”.