Në zonën kufitare të padefinuar ndërmjet fshatrave Breznicë e Karaçevë është parë xhandarmëria serbe.
Në një video që është publikuar në Kamenicapress shihet një furgon i xhandarmërisë serbe afër fshatit Karaçevë të komunës së Kamenicës.
Qytetarët të etnisë shqiptare që e kanë incizuar këtë pamje, i bëjnë thirrje kryeministrit Albin Kurti të mos i prish raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tyre, ka rrezik nga policia serbe që shihet se kanë zbritur në afërsi të Karaçevës. .