Shkruan: Xhemail Çupi
Ai krijoi gjithçka në çift (madje edhe në veten tuaj):
Zoti futi brenda meje dëshirën për të bërë gjithçka që dua. Dhe më pas më dha dëshirën që të përmbahem dhe thjesht të mos çmendem. Ai futi brenda meje entuziazmin dhe kufizimin. Ai pra, më komplimentoi sepse edhe brenda meje ka dualitet (zewxh): unë nuk jam vetëm ky trup, unë jam shpirt dhe trup. Ai bëri një shëmbëlltyrë, duke më dhënë një zemër që mund të ketë takwa Allahun, ndërsa takwa dmth dualitet mes besimit dhe frikës ndaj Allahut. Por pastaj më dha edhe mendjen gjithashtu, por brenda saj futi emocione dhe mendime.
Ai i sinkronizoi ata të dyja dhe kjo është arsyeja pse një mesazh duhet të jetë emocionalisht tërheqës dhe intelektualisht i qartë. Ai i dha mesazhet dhe i dha udhëzimet dhe në fund i sinkronizoi ata, gjegjësisht e lidhi mesazhin (Kuranin) me të dërguarin (Muhamedin a.s). Nuk mund të ketë vetëm një. Një është vetëm Zoti.