Djali nga Tetova, Blerim Xhemaili, nuk do jetë më pjesë e kombëtares helvete. Me pak kritikë ndaj trajnerit Vladimir Petkovic, ai tërhiqet, njofton foldrejt.com.
“Për mua është e qartë, që ka përfunduar koha ime në Kombëtaren helvete,” tha Xhemaili për një intervistë me NZZ.
Xhemaili poashtu nuk ishte pjesë e kombëtares gjatë ndeshjeve të vjeshtës. Kjo mund të lidhet edhe me humbjen e vendit titullar në Bolonja.
Xhemaili me Zvicrën ka zhvilluar 69 ndeshje, prej të cilave ka shënuar 11 gola.