Për shkak të përzierjes së dokumentacionit, një grua nga Istogu që vdiq nga COVID-19 u varros gabimisht në varrezat e Prizrenit.
Këtë gabim dyshohet ta ketë bërë kompania e cila bën bartjen e kufomave nga Klinika Infektive, pasi dy punëtorë të saj tashmë janë nën pranga.
Të dyshuarit kur e morën vesh gabimin e tyre u munduan ta rregullojnë pa e marrë vesh askush dhe shkuan për ta zhvarrosur trupin pa marrë lejen e familjes.
Por, këta të fundit e morën vesh shpejt kur rastësisht në dokumentacionin e lëshuar nga Klinika Infektive nuk e panë emrin e familjarit të tyre