Rasti ka ndodhur dje pas mesnate. Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari i ka sulmuar edhe fizikisht zyrtarët policorë, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 02.01.2022 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka thyer xhama dhe orendi brenda në një lokal. I dyshuari ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës dhe i ka sulmuar fizikisht ata. Njeri prej zyrtarëve policor ka pranuar edhe trajtim mjekësor.”
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/