Tri xhudiste britanike, sipas njoftimit të klubit të xhudos: Bradley Stoke Judo Club, i cili është një nga klubet më të suksesshme në Britani, ndodhen në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Ato ndodhen këtu përpjekje për t’i përvetësuar teknikat e reja të këtij sporti.
Reputacioni i Kosovës në këtë sport, ka marr përmasa ndërkombëtare.
Vendi ynë i ka të fituara tre medalje të arta në dy Lojëra Olimpike, në “Rio 2016” dhe “Tokyo 2020”. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova etj, i kanë dhënë popullaritet këtij sporti në rrafshin ndërkombëtar. Xhudistet britanike nuk janë të vetmet që kërkojnë ta mësojnë zanatin nga kosovaret./FolDrejt/