Pas medaljes së artë që na solli Majlinda Kelmendi, një medalje tjetër fiton Kosova në garat e Grand Prix në Kosovë, informon foldrejt.com. Kësaj here bëhet fjalë për luaneshën Loriana Kuka e cila fitoi medaljen e argjentë, pas humbjes me vazhdime maratonike në finalen kundër Klara Apotekar nga Sllovenia.
Natyrisht ky është një sukses i veçantë për trajnerin e xhudos në Kosovë, Driton Kukaj.
Loriana përpara se të shkojë në finale fitoi ndaj hollandezes Ilona Lucassen, më pas shtriu përtokë rusen Aleksandra Babintsev, kurse në gjysëm finale fitoi ndaj anglezes Natalie Powell./Foldrejt.com