Presidenti kinez Xi Jinping vlerësoi sot marrëdhëniet mes dy vendeve në një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin dhe vuri në dukje se besimi i ndërsjellë politik midis Kinës dhe Rusisë po thellohet vazhdimisht.
Xi vuri në dukje se të dy vendet kanë mbajtur një koordinim strategjik të ngushtë dhe efektiv dhe se vëllimi i tregtisë dypalëshe ka arritur një nivel historik, i cili po përparon drejt objektivit prej 200 miliardë dollarësh të vendosur nga të dyja palët, raporton Xinhua.
.Xi në bisedimet dypalëshe me Putinin ka deklaruar se liderët e Rusisë dhe Kinës kanë mbajtur 42 takime që nga viti 2013, kanë ndikuar në marrëdhënie të mira pune dhe miqësi të fortë, sipas tij. /FolDrejt