Presidenti kinez Xi Jinping i tha sot presidentit rus Vladimir Putin se ai ka besim se populli rus do ta mbështesë atë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
“Unë e di se zgjedhjet presidenciale do të mbahen në vendin tuaj vitin e ardhshëm”, i tha Xi Putinit në fillim të bisedimeve në Kremlin, raportoi Reuters.
Ai vuri në dukje se falë udhëheqjes së fortë të Putinit, Rusia arriti të bëjë përparim të rëndësishëm në arritjen e prosperitetit të vendit në vitet e fundit, përcjell Fol Drejt.