Presidenti kinez Xi Jinping i tha kolegut të tij amerikan Joseph Biden se çështja e Tajvanit është një vijë e kuqe në marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit.
“Udhëheqësi kinez e bëri të qartë se çështja e Tajvanit është interesi kryesor i Kinës, themeli politik dhe vija kryesore e kuqe që askush nuk mund ta kalojë”, thuhet në deklaratë.
Xi i tha Bidenit gjatë një takimi të fundit në margjinat e samitit të G20 në Indonezi, raportoi uebfaqja e Ministrisë së Jashtme kineze./FolDrejt/