Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës janë mbi një themel të fortë dhe aftësia e të dy vendeve për t’u përballur me sfidat po forcohet, tha sot presidenti kinez Xi Jinping gjatë bisedimeve me kryeministrin rus Mikhail Mishustin në Pekin.
“Sot, ne kemi hedhur një themel të fortë për ndërveprimin, shtrirja dhe cilësia e të cilit po rriten dhe aftësia jonë për t’u bërë ballë rreziqeve po forcohet. Kjo tregon rezistencë ndaj vështirësive të mundshme dhe një mundësi për bashkëpunim reciprokisht të dobishëm midis dy vendeve”, tha udhëheqësi kinez tha.
Xi shtoi se plani për të rritur tregtinë dypalëshe midis Rusisë dhe Kinës në 200 miliardë dollarë në vit është bërë përpara afatit, duke shtuar se kjo shifër tashmë ka arritur në 218.28 miliardë dollarë.