Presidenti kinez Xi Jinping tha sot se është e nevojshme që vendi të përshpejtojë modernizimin e sistemit të tij të sigurisë kombëtare dhe aftësive ushtarake, njoftuan sot media shtetërore, mes një fokusi të ri në rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë së brendshme.
Xi tha se Kina duhet të vazhdojë ndërtimin e një sistemi të monitorimit të rrezikut të sigurisë kombëtare dhe paralajmërimit të hershëm.
Siç raporton Reuters, Xi e deklaroi këtë në një takim të Komisionit të Sigurisë Kombëtare me zyrtarët më të lartë të Kinës, dhe ai gjithashtu vuri në dukje se kompleksiteti i çështjeve të sigurisë kombëtare me të cilat përballet Kina është rritur ndjeshëm, transmeton Fol Drejt.