Presidenti kinez Xi Jinping i tha sot homologut të tij italian, Presidentit Sergio Mattarella, se ai dëshiron marrëdhënie të qëndrueshme me Italinë.
Presidenti kinez ka premtuar se do të promovojë marrëdhënie “të shëndetshme dhe të qëndrueshme” me Italinë edhe nëse vendi tërhiqet nga pakti i investimeve nën iniciativën “Belt and Road”, raporton Bloomberg.
Në një mesazh për kolegun e tij Mattarella, Xi konfirmoi se ai “vlerëson shumë” lidhjet dypalëshe midis dy kombeve, duke shprehur gatishmërinë e tij për të përmirësuar më tej marrëdhëniet kino-italiane, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve kineze Xinhua. /FolDrejt