Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian (BE) për të rifilluar shkëmbimet në të gjitha nivelet dhe për të eliminuar “ndërhyrjet” dhe sfidat në mënyrë që t’i japë shtysë të re marrëdhënieve Kinë-BE, tha sot presidenti kinez Xi Jinping.
Kina dhe BE duhet t’i përmbahen dialogut dhe bashkëpunimit, të ruajnë paqen dhe stabilitetin botëror dhe të promovojnë zhvillimin dhe prosperitetin e përbashkët, tha Xi gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Pekin, raportoi televizioni shtetëror kinez CCTV, njoftoi Reuters.
Vizita e Macron dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Kinë pason vite të tëra marrëdhëniesh të bllokuara me Pekinin për çështje të ndryshme, duke përfshirë akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut në Xinjiang, një pakt të ngecur investimi dhe hezitimin e Kinës për të dënuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.