Presidenti kinez Xi Jinping tha sot se Kina është e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara për të mirën e të dy vendeve, njoftoi sot agjencia shtetërore kineze e lajmeve CTV.
Xi kohët e fundit tha se nëse është e nevojshme, Kina kurrë nuk do të heqë dorë nga përdorimi i forcës në rastin e Tajvanit, ndërsa presidenti amerikan Joseph Biden tha të mërkurën se SHBA nuk dëshiron një konflikt me Kinën.
Në një takim të Komitetit Kombëtar për marrëdhëniet Kinë-SHBA, Xi tha se Kina dhe SHBA, si fuqi të mëdha botërore, duhet të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në mënyrë që të sigurojnë stabilitetin botëror, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.