Kina do të vazhdojë të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Bashkimin Evropian, tha sot presidenti kinez Xi Jinping në një takim në Pekin me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Xi i tha Michel se ai shpresonte që institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të krijonin një perceptim objektiv dhe korrekt të Kinës, raportoi CCTV e Kinës, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.