Xiaomi ka publikuar një klip të ri mahnitës duke shfaqur atë që e quan “telefoni i parë i dyfishtë i palosshëm në botë”.
Bashkëthemeluesi dhe presidenti i kompanisë, Lin Bin, publikoi një klip në Weibo këtë javë, duke zbuluar një tablet që mbështillet në dy vende për t’u bërë një telefon. Ju mund të shikoni videon në vijim:
Lin Bin nuk ka zbuluar ndonjë specifikë apo detaj të rëndësishëm, duke thënë se kjo është vetëm një pajisje konceptuale. Sidoqoftë, nëse interesi është i madh, ai thotë se Xiaomi do të shqyrtojë mundësinë për të sjellë diçka të ngjashme në treg.
“Telefoni i dyfishtë i palosshëm nga Xiamo po vjen!” Lin Bin shkroi në postin e tij në Weibo. “Pas pushtimit të një sërë problemesh teknike si teknologjia e ekranit fleksibël, teknologjia e mbulimit fleksibël dhe adaptimi i MIUI, kemi bërë telefonin e parë të palosshëm, i cili duhet të jetë telefoni i parë i dyfishtë i palosshëm në botë .
“Kjo formë simetrike me dy palosje në mënyrë të përkryer kombinon përvojën e tabletit dhe telefonit mobil, i cili është praktik dhe i bukur.”