Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti në takim shefen e UNDP-së për Kosovë, Alessandra Roccasalvo.
Ministri Yagcilar falënderoi Alessandra Roccasalvo për vizitën e saj, kurse takimin e cilësoi takimin mjaft të rëndësishëm.
Gjatë këtij takimi, ai foli për Reformën e Administratës Publike, në veçanti digjitalizimin e shërbimeve publike, të cilin e cilësoi si një nga prioritetet e MAP-it. Ai e çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNDP-së për institucionet e Republikës se Kosovës. Të rëndësisë së veçantë, ministri Yagcilar, veçoi projektet siç janë : OPI (Projekti elektronik, E-Kutia), Open Data (Të Dhënat e Hapura) si dhe One Stop Shop(Qendra e Shërbimeve për Qytetarë).
Shefja e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, falënderoi ministrin e Administratës Publike për bashkëpunim, duke e konsideruar partneritetin në projektet e përbashkëta shumë të rëndësishëm për UNDP-në.
Palët në takim u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit të mëtejmë duke ritheksuar faktin se MAP-i dhe UNDP-ja do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.