“Ajo që po ndodh në rajonin e Ukrainës përbën një kërcënim për sigurinë euro-atlantike dhe ka një ndikim jashtëzakonisht negativ në sigurinë kombëtare të vendit tonë”, tha Yanev.
Ministri bullgar i Mbrojtjes, Stefan Yanev, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e tensionit midis Rusisë dhe NATO-s në lidhje me Ukrainën, shkruan AA.
Yanev tha se krizat në Ukrainë janë çështje e sigurisë kombëtare për Bullgarinë.
“Ajo që po ndodh në rajonin e Ukrainës përbën një kërcënim për sigurinë euro-atlantike dhe ka një ndikim jashtëzakonisht negativ në sigurinë kombëtare të vendit tonë”, tha Yanev në konferencën vjetore të Shtabit të Përgjithshëm në kryeqytetin Sofje, transmeton Fol Drejt.
Yanev e përshkroi krizën në Ukrainë si më madhe për rajonin që nga Lufta e Ftohtë.
“Rajoni u përball me krizën më të madhe në periudhën e pas Luftës së Ftohtë. Ushtria bullgare duhet të plotësojë zbrazëtirën e personelit dhe procedura e prokurimit të automjeteve të blinduara të nevojshme për forcat tokësore do të përshpejtohet”, tha ai./FolDrejt/