Futbollistëve ju duhet koncentrim maksimal para ndeshjeve, prandaj ata kanë mënyra të ndryshme për ta bërë këtë.
Duke qenë se muzika konsiderohet edhe si qetësim i mendjes, dhe një metodë mjaft relaksuese, yjet e futbollit i shohim vazhdimisht me kufje duke dëgjuar artistin apo këngën e tyre të preferuar, shkruan Indeksonline.
Është ylli i Liverpool, Gini Wijnaldum ai që së fundi ka zbuluar listën e këngëve që dëgjon para ndeshjes në Champions League që zhvillohet nesër kundër Atletico Madridit.
“Përditësimi i listës së këngëve. Duhet pak muzikë për një lojë të madhe nesër, hidhni poshtë sugjerimet tuaja. Kontrolloni listën e plotë këtu”, ka shkruar Wijnaldum duke postuar katër këngët që ai po dëgjon aktualisht.
Lista e këngëve më poshtë:
3 Vets – The Future Kingz Can You Hear Me
Omarion feat. T-Pain
Jackie Chan – Bantu & Dr. Chaii
V.I.P. – Defano Holëijn feat. Latifah./Indeksonline/