Mesfushori turko-gjerman, Ilkay Gundogan, ka pranuar se Lionel Messi është lojtari i tij i preferuar.
Mesfushori i Manchester Cityt ka deklaruar se ka disa lojtarë të preferuar, por që sulmuesi argjentinas kryeson në listën e tij.
“Është një pyetje e vështirë. Unë do të thoja që Leo Messi është futbollisti im i preferuar i të gjitha kohërave, sepse është një kënaqësi për ta shikuar atë duke luajtur. Dhe, për fat të mirë unë mund të vazhdoj ta shikoj ende atë” – tha ai për ‘Sky Sports Mexico’.
“Sigurisht që ka lojtarë të tjerë që mbaj mend si Zinedine Zidane apo Ronaldinho. Unë kam shikuar shumë yje, por nëse do të më duhej të zgjidhja vetëm një, ai ndoshta do të ishte Messi” – ka deklaruar mes tjerash reprezentuesi gjerman.
Ndryshe, Ilkay Gundogan është futbollisti më në formë për momentin në Premier Ligë. Së fundmi, ai fitoi çmimin ‘Lojtari i muajit’.