Ylli i All Blacks Sonny Bill Williams, i cili krahas ragbit merret edhe me boks, ka shpërndarë një mesazh dhimbjeje me vrasjen e 49 muslimanëve në Zelandë të Re. Ai është zelandes dhe është konvertuar në musliman në 2009, gjatë qëndrimit të tij në Francë – kurse në 2018 ka kryer edhe umren, informon foldrejt.com.
“Nuk mund ta shpjegoj me fjalë sesi ndjehem tani,” tha Williams në rrjetet sociale. “Thjesht lutjet e mua shkojnë për familjarët e të vrarëve e sotëm.”
Ai njihet si musliman i devotshëm, që praktikon edhe namazin./Foldrejt.com