Thirrje për pjesëmarrës [Rrjeti i gazetarëve të rinj]
Democracy Lab, Rrjeti i “Gazetarëve të rinj” i mbështetur nga Programi i mentorimit mediatik të ambasadës amerikane në Shkup, do të mbështet kapacitetet e gazetarëve të rinj në mbledhjen dhe raportimin e lajmeve gjatë një serie një vjeçare të trajnimeve profesionale dhe mundësitë e praktikës.
Democracy Lab është i entuziazmuar për të hapur një thirrje për pjesëmarrësit për programin për vitin e dytë rradhazi, Rrjeti i “Gazetarëve të rinj” ,‘Young Journalists’ Network ( (YJN), me seri trajnimesh profesionale me ekspert ndërkombëtar dhe vendor.
YJN synon të krijoj dhe mbështesë një rrjet të të rinjve, gazetarë me mendje të pa varur, të përkushtuar në parimet e gazetarisë etike dhe të pavarur. Përmes pjesëmarrjes së tyre në program, pjesëmarrësit do të “ndërtojnë” kapacitetin e tyre në mbledhjen dhe raportimin e lajmeve gjatë një serie një vjeçare të trajnimeve profesionale dhe mundësitë e praktikës.
Trajnimet do të jenë të projektuar dhe lehtësuar nga ekspertët ndërkombëtar në bashkëpunim me ekspertë vendas. Temat do të përfshijnë:
- Rolin e gazetarisë ne shoqërinë demokratike dhe gazetarinë etike;
- Teknikat e raportimit hetimor.
- Analiza dhe vizualizimi i të dhënave.
- Mjete digjitale për media dhe platform.
- Puna me institucionet qeveritare
- Aftësitë e komunikit dhe Rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
- Kriteret e përgjegjësisë dhe zgjedhjes
- Kush mund të aplikojë?
- -Student aktual dhe të sapodiplomuar në programe të ndryshme studimi, midis moshave 18-29
- -Njerëz që shfaqin motiv për të ndjekur karrieren në gazetari.
- -Njerëz që kanë çdo sfond në gazetari (studime ose përvojë)
- -Njerëz që kanë aftësi të demonstrueshme për gjuhën angleze.
- -Njerëz që kanë aftësi të të shkruarit apo çfarëdo përvoje në shkrim.
- -Njerëz që kanë aftësi për komunikim të mirë.
- Duke ndjekur përfundimin e trajnimeve, Programi YJN do të vazhdoj të sigurojë drejtim për pjesëmarrësit përmes një qasjeje në dy hapa:
- Të ofrojë program praktik në partneritet me media të pavarura në Maqedoninë e Veriut.
- Të sigurojnë akses për një platformë e pavarur e medias në internet- [Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza– PINA-pina.mk] për rrjetin e gazetarëve tanë të rinj që të publikojnë punën e tyre.
Afati i fundit për të aplikuar: 15 Tetor, 2020; 12 a.m(00:00)
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes plotësimit të këtij formulary të aplikimit: https://forms.gle/5sT1J7kt7jYGrMGS6
Nëse keni pyetje shtesë, ju lutem na kontaktoni në: [email protected]
Rrjeti i gazetarëve të rinj (YJN) do të zgjeroj me sukses komunitetin e gazetarëve të pavarur për të zbatuar dhe promovuar më tej demokracinë e qëndrueshme në Maqedoninë e Veriut.
SEEU Career Centre
South East European University
Illindenska bb, bldg. 700.03
1200 Tetovo.
Rep.of Macedonia
Tel: +389 44 356 088
Fax: +389 44 356 189
—
To unsubscribe from this group and stop receiving emails from it, send an email to [email protected].