Sipas Tuttomercatoweb, Lazio është afër vazhdimit të kontratës me anësorin Mattia Zaccagni, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Zaccagni, 27 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e klubeve elitare evropiane pas një sezoni të shkëlqyer me Lazion. Paris Saint-Germain thuhet se është në mesin e klubeve që mbajnë shënime për italianin, i cili ka kontribuar në 16 gola në 27 paraqitje në ligë këtë sezon.
Zaccagni është nën kontratë me Biancoceleste deri në qershor 2025, por ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës dy-vjeçare që gati do të dyfishojë pagën e tij aktuale. /FolDrejt/