Kryeministri Zoran Zaev i konsideron si të arsyeshme pagesat e prokurorëve të ish Prokurorisë Speciale për shkak të punës së tyre të rrezikshme. Në pyetjet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së se përse vazhdon ta mbrojë specialen edhe pas zhvillimeve me ish kryeprokuroren, Zaev tha se secili duhet të përgjigjet për veprimet individuale.

Edhe pse kishte reagime ndaj përgjigjes së kryeministrit, deputeti Kërsto Jovanovski nuk lejoi që Zaev të vazhdojë t’i përgjigjet.
T’u përgjigjem Z. Jovanovski ose jo? Falemnderit.
Njëjtë ndodhi edhe me deputetin nga e njëjta parti Ilija Dimovski. Pasi për dhjetëra minuta i kujtoi kryeministrit të gjitha premtimet që ua kishtë bërë deputetëve nga foltorja e Kuvendit dhe të cilat, sipas tij, nuk i kishte realizuar, Dimovski nuk deshi të parashtrojë pyetje.
Nuk do ta shfrytëzoj të drejtën të parashtroj pyetje të deputetëve dhe do të shpreh kënaqësi që I afrohemi momentit kur kjo qeveri do ta shohë fundin. Nuk ka pyetje. Kështu shembujsh ka me dhjetra në Kuvend- tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.
Z. Dimovski kjo është sjellje katatrofale e juaja si deputet ndaj kolegëve deputetë dhe ndaj qeverisë. Kjo seancë është paraparë si seancë për pyetje të deputetëve- tha Goran Misovski.
Ndërkohë opozita shqiptare ndihet e anashkaluar. Sipas deputetit të ASH-së Syrija Rashidi, kreu i Kuvendit me qëllim e vendos në fund të listës për të parashktuar pyetje.
Me vendim të kryetarit, opozitës shqiptare i është marrë e drejta e parashtrimit të pyetjeve sepse unë jam i 13-ti në listë dhe kjo don të thotë se nuk do të mund t’u drejtohemi ministrave me pyetje- tha Surija Rashidi, Aleanca për Shqiptarët .
Rashidi është ankuar edhe herë të tjera për këtë gjë. Seanca vazhdoi me polemika nga të dyja palët për çështje të ndryshme mbi të cilat deputetët kërkuan sqarim nga anëtarët e Qeverisë.
Fatlume Dervishi