Kryeministri i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot deklaroi hapur se është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Gjatë takimit të mbrëmshëm me presidentin Stevo Pendarovski, kërkova që të mbahen sa më shpejt zgjedhje të parakohshme parlamentare, zgjedhje ku qytetarët do përcaktohen për rrugën që do të shkojmë në të ardhmen,” tha Zoran Zaev, përcjell foldrejt.com.
Ky vendim vjen pasi Maqedonia Veriore humbi të drejtën për të hapur negociatat me BE-në./Foldrejt.com