Kryeministri Zoran Zaev ka kryer një intervistë për prestigjiozen gjermane F.A.Z. ku përveç tjerash ka folur edhe për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për Maqedoninë Veriore. Duke pasur parasysh se Franca dhe Hollanda janë kundër zgjerimit të Unionit, Zaev shprehet:
“Unë kam folur personalisht me kryeministrin hollandez Mark Rutte dhe presidentin francez Emanuel Macron. Ata na kanë dhënë motiv dhe sinjale pozitive. Nëse ndjekim debatet në Paris dhe Den Haag, zëri i tyre nuk është mjaft pozitiv për Shqipërinë,” thotë Zaev duke lënë të nënkuptohet se BE ka problem me Shqipërinë dhe jo me Maqedoninë Veriore, përcjell foldrejt.com.
Megjithatë, Zaev më tej shton se mos shpërblimi për reformat kundrejt Maqedonisë Veriore do ishte një sinjal i keq edhe për rajonin, pasi BE nuk mund ti bindte liderët e Serbisë dhe Kosovës për të arritur marrëveshjen. Poashtu, mos çelja e negociatave me Maqedoninë Veriore do ishte sebep për zgjedhje të reja ku mund të fitonin forcat nacionaliste dhe radikale – ku çdo reformë duhet të shikohej nga e para.
Në komentin e F.A.Z., ka folur edhe lideri i frakcionit më të madh gjerman CDU/CSU, Johann Wadephul, i cili, thotë se sipas “informacioneve që disponon, në fund të shtatorit deputetët e tij do votojnë për hapjen e negociatave me Maqedoninë Veriore.
Interesante se Wadephul nuk përmend Shqipërinë në këtë datë./Foldrejt.com